Real Madrid ka njoftuar se sulmuesi i tyre i ri, Kylian Mbappé, është shtruar në spital si pasojë e një gjendjeje të rëndë shëndetësore.
Sipas njoftimit zyrtar të klubit, futbollisti francez po vuan nga një gastroenterit akut dhe aktualisht ndodhet nën mbikëqyrje mjekësore.
“Lojtari ynë Kylian Mbappé ka një gjendje të rëndë të gastroenteritit akut dhe është shtruar në spital për t’iu bërë analiza të ndryshme dhe për t’iu aplikuar trajtimi përkatës.”
Klubi nuk ka dhënë një afat të saktë për rikthimin e tij në stërvitje, por thekson se gjendja e tij po monitorohet me kujdes nga stafi mjekësor.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.