×
  • Sport
  • Sport

    Real Madridi pa Ancelottin kundër Chelsea

    Reporteri
    05 Prill 2022 | 12:57

    Nesër do të përballen Real Madridi dhe Chelsea në kuadër të Ligës së Kampionëve, ndeshje kjo e vlefshme për çerek finale të këtij kompeticioni, përcjell Reporteri.net.

    Derisa lojtarët e Real Madrid kanë mbërrijtur në Angli, Carlo Ancelotti nuk është prezent me skuadrën për ndeshjen çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

    Kjo pasiqë rjaneri italian ka rezultuar pozitiv në testin për Covid19 dhe Reali do të menaxhohet nga asistenti i tij, Davide, ku dhe me të morren fitoren me rezultat 2-1 ndaj Celta Vigos.

    Ancelotti do të humb ndeshjen shumë të rëndësishme ndaj kampionëve të Evropës, Chelseas për shkak të gjendjes së tij.

    Vlen të përmendet se vitin e kaluar Chelsea kishte eleminuar në gjysmë finale Real Madridin, ku më pas kishte triumfuar edhe ndaj Manchester City, me rezultat minimal 1-0, rezultat ky me të cilin u bë kampion i Evropës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!