×
  • Sport
  • Sport

    Reali dhe Barça: 15 ndeshjet që do ta vendosin fituesin e La Ligës

    Reporteri
    11 Shkurt 2020 | 15:00

    ‘Los Blancos’ dhe Barça e kanë edhe një “El Clasico” në agjendën e tyre në fillim të marsit, ndeshje kjo që mund të luajë rol në renditjen përfundimtare në tabelën e La Ligës.


    Sezonet në Spanjë shkojnë e vijnë, por, sërish, gara për titullin e La Ligës duket se është mes Real Madridit dhe Barcelonës.

    Edhe pse kanë mbetur edhe 15 ndeshje deri në fund të sezonit, dy klubet e kanë rrethuar me të kuqe 1 marsin në kalendarin e tyre. Në orën 21:00 në atë datë, dy gjigantët spanjollë do të përballen mes vete në Santiago Bernabeu, ndërsa kujtimet nga ‘El Clasico’ e parë i kanë ende të freskëta në memorie, transmeton Express.

    Los Blancos do t’i mirëpresin – jo në kuptimin e plotë – lojtarët e Barcelonës në shtëpi, të vetëdijshëm për rëndësinë e kësaj ndeshjeje dhe pa ia hequr sytë edhe dy ndeshjeve të ligës që janë në rrugë deri atëherë.

    Fillimisht e ka rendin Celta Vigo, para vizitës në Levante. Ndërsa, Quique Setien do të përqendrohet te ndeshja kundër Getafes, që radhitet e treta në ligë, dhe pastaj te ndeshja kundër Eibarit – të dyja ndeshjet do të zhvillohen në Camp Nou, para udhëtimit në kryeqytet.

    Kur të largohet edhe El Clasico nga rruga, Barcelona i ka ndeshjet më të vështirë në letër, pasi që në agjendën e katalonasve përfshihen udhëtime në Sevilla (në vendin e pestë) dhe Villarreal (në vendin e tetë), si dhe ndeshja në shtëpi kundër Atletico Madridit në fund të prillit.

    Megjithatë, eliminimi nga Kupa e Mbretit qysh në fazën çerekfinale mund t’i bëjë mirë garës për titullin e La Ligës, pasi që të dyja skuadrat do të ketë mundësi të përqendrohen më shumë te kampionati, tani që fillon sërish edhe Liga e Kampionëve.

    Të dyja klubeve u kanë mbetur edhe nga tetë ndeshje në shtëpi dhe nga shtatë ndeshje si mysafirë. Nga top nëntëshja aktuale e La Ligës, skuadra e Zinedine Zidane i ka udhëtimet më të vështira në Anoeta për ndeshjen kundër Real Sociedadit dhe në San Mames për ndeshjen kundër Athletic Bilbaos.

    Nëse Real Madridi ose Barcelona e arrin finalen e Ligës së Kampionëve në Stamboll më 20 maj, atëherë ata do t’i luanin edhe 23 ndeshje në 111 ditët e mbetura deri në fund të sezonit – mesatarisht një ndeshje çdo 4.8 ditë.

    Agjenda e La Ligës për Barcelonën dhe Real Madridin

    Xhiroja Data REAL MADRID BARCELONA

    24 16 shkurt Celta Getafe

    25 22 shkurt Levante Eibar

    26 1 mars **MADRID vs BARÇA**

    27 8 mars Betis Real Soc.

    28 15 mars Eibar Mallorca

    29 22 mars Valencia Leganés

    30 5 prill Real S. Sevilla

    31 12 prill Mallorca Athletic

    32 22 prill Espanyol Celta

    33 26 prill Getafe Atlético

    34 3 maj Athletic Villarreal

    35 10 maj Alavés Espanyol

    36 13 maj Granada Valladolid

    37 17 maj Villlarreal Osasuna

    38 24 maj Leganés Alavés

    Gara për titullin e La Ligës këtë sezon është po aq e zjarrtë sa mund të kenë shpresuar tifozët neutralë e ashtu siç do të kishin preferuar të mos ishte tifozët e Barcelonës dhe Real Madridit. Megjithatë, pas 1 marsit, gara do të bëhet më e qartë për të gjithë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!