Real Madridi ka marrë kreun e tabelës pasi ka fituar ‘El Clasicon’, ndaj Barcelonës me rezultat 3-1 në ndeshjen e zhvilluar në ‘Santiago Bernabeu’.
Benzema shënoi golin e parë në minutën e 12’të për 1-0.
Kurse goli i dytë erdhi në minutën e 36′ ku Valverde bomardoi për 2-0 nga distanca, me të cilin ekipet shkuan në pushim.
Në pjesën e dytë Barcelona arriti ta ngushtojë epërsinë përmes Ferran Torres në minutën e 83-të, por kjo ishte e tëra nga katalanasit.
Reali në minutën e fundit arriti të siguroi një penalti pasi në zonë në mënyrë të palejuar u pengua Rodrigo, i cili mori përgjegjësinë dhe shënoi nga pika e bardhë për 3-1 që ishte edhe rezultati final i ndeshjes.
Reali ka 25 pikë si lider i La Ligas, kurse Barça e dyta me 22 pikë. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.