×
  • Sport
  • Sport

    Reali fiton minimalisht kundër Atalantas, Man City e vazhdon serinë pa humbje e mposht Monchengladbachun

    Reporteri
    24 Shkurt 2021 | 22:59

    Real Madridi e ka mundur 1-0 Atalantën në ndeshjen e parë, duke marrë fitore të madhe para sfidës së kthimit në Di Stefano. Fitore ka marrë edhe Manchester City, që e ka mundur 2-0 Borussia Monchengladbachun dhe është me një këmbë në çerekfinale.


    Me një lojtar më shumë në fushë, Real Madridi ka arritur të marrë fitore të madhe në Itali, duke e mposhtur 1-0 Atalantën.

    Vendasit luajtën nga minuta e 17’ me një lojtar më pak, pasi Remo Freuler u përjashtua me të kuq, pas një ndërhyrje në Ferland Mendy.

    Kjo ndikoi te Atalanta që pjesën më të madhe të lojës, u desh të mbrohej nga sulmet e njëpasnjëshme të Realit, ani pse nuk kishin për këtë ndeshje lojtarë si Hazard, Benzema, Ramos, Carvajal etj.

    Pas shumë tentimeve, ekipi i Zinedine Zidane arriti që të shënojë atë golin e famshëm si mysafirë në Champions League, që vlen shumë për ndeshjen e kthimit dhe në fund fitoi 1-0.

    Ferland Mendy ishte ai që ia siguroi fitoren Realit me një supergol në minutën e 86’.

    Sfida e kthimit do të zhvillohet në Alfredo Di Stefano me 16 mars.

    Sonte fitore ka marrë edhe Manchester City, që e ka mposhtur në udhëtim 2-0 Borussia Monchengladbachun, për të hedhur një këmbë drejt çerekfinales.

    Bernardo Silva në minutën e 29’ dhe Gabriel Jesus në atë të 65’, shënuan për fitoren e pastër të Cityt.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!