×
  • Sport
  • Sport

    Reali mposht Al Hilal, ‘Mbretërit’ shpallen kampion bote

    Reporteri
    11 Shkurt 2023 | 22:06

    Real Madridi ka shënuar fitore ndaj Al Hilal me rezultat 5-3 në finalen e madhe të Kupës së Botës për klube.

    Për 20 minuta Reali shkoi në epërsi prej dy golave, Vinicius Junior shënoi për 1-0 dhe më pas Fede Valverde për 2-0.

    Al Hilal u kthye në lojë pas tetë minutash, kur Moussa Marega shënoi për 2-1, me të cilin reazultat shkuan ekipet në pushim.

    Karim Benzema në minutën e 54-të shënoi për 3-1, kurse pas katër minutash Federico Valverde shënoi për 4-1.

    Al Hilal zbuti epërsinë në 4-2 me golin e Luciano Viettos. Por madrilenët kthyen epërsinë prej tri golash, kur në minutën e 69-të, kur Vinicius Junior shënoi për 5-2.

    Goli i fundit i ndeshjes erdhi në minutën e 79-të, kurLuciano Vietto shënoi për 5-3.

    Deri në fund nuk kishte më gola dhe Real Madridi fitoi trofeun si kampion i botës për klube. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!