×
  • Sport
  • Sport

    Reali për ‘jetë a vdekje’ në Galatasaray, formacionet zyrtare

    Reporteri
    22 Tetor 2019 | 20:05

    Real Madridi është ende në kërkim të fitores së parë në Ligën e Kampionëve këtë sezon dhe për ta arritur këtë do t’i duhet ta mposhtë skuadrën që ka synime të ngjashme, Galatasarayn.


    Klubi turk është nikoqir i skuadrës së Zinedine Zidane në Stamboll, në ndeshjen e rrethit të tretë të Grupit A, që nis në orën 21:00.

    Pas humbjes kundër liderit të grupit, Paris Saint-Germain, dhe barazimit befasues me Club Brugge, Realit i duhet me patjetër fitorja për t’i mbajtur gjallë shpresat për ta kaluar fazën grupore.

    Zidanit, i cili është nën presion për formën e dobët të skuadrës, i duhet të luftojë për fitore në mungesë të disa yjeve, si Gareth Bale, Luka Modric, Marco Asensio. Lucas dhe Nacho.

    Te Galata, ndërkohë, mungon sulmuesi kryesor, Radamel Falaco.

    Formacionet zyrtare:

    Galatasaray:


    Real Madrid:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!