Nesër me fillim nga ora 21:00, do të zhvillohet takimi ndërmjet Realit dhe Manchester City, duel ky në kuadër të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.
Djelmoshat e Zidane do të mundohen që të japin më të mirë nga vetja në “Bernabeo”, duel ky që pritet të jetë mjaft interesant, shkruan Reporteri.net.
Me presionin e madh që ka Guardiola për dënimin nga UEFA, anglezët udhëtojnë në Spanjë për fitore.
Ndërkaq, pak minuta më parë Zidane e ka bërë të ditur listën e lojtarëve të ftuar për këtë duel, ku pjesa e saj nuk do të jetë Hazard, pasi u lëndua përsëri./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.