×
  • Sport
  • Sport

    Reali shënon fitore të lehtë ndaj Eibarit, vazhdon luftën për titull me Barcelonën

    Reporteri
    14 Qershor 2020 | 21:24

    Real Madridi e ka mposhtur me rezultat 3-1 Eibarin në kuadër të javës së 28-të në La Liga


    Los Blancos kryen punën e fituesit në pjesën e parë ku shënuan 3 gola, derisa mysafirët realizuan 1 gol në pjesën e dytë, shkruan Reporteri.net

    Kroos, Ramos dhe Marcelo shënuan për Realin, derisa golin e nderit për mysafirët e realizoi Bigas.

    Me këtë fitore Reali vazhdon të jetë përcjellësi numër një i Barcës në garën për titull. Skuadra e Zidanë grumbullon 59 pikë, dy më pak se Barça që ka 61 pikë. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!