×
  • Sport
  • Sport

    Reali triumfon ndaj Celtas, Benzema vazhdon me gola

    Reporteri
    20 Mars 2021 | 18:29

    Real Madridi ka arritur të shënojë fitore në udhëtim me rezultat 1:3 në ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të në La Liga.


    Ishte Benzema që kaloi fillimisht mysafirët në epërsi në minutën e 20-të.

    Nuk vonoi shumë dhe Benzema u rishfaq përsëri në skenë duke e dyfishuar epërsinë në minutën e 30-të.

    Pesë minuta para fundit të pjesës së parë, Mina ngushtoi epërsinë në 1:2, por kjo ishte krejt çfarë bënë vendasit.
    Krejt në fund të ndeshjes, Asensio shënoi edhe golin e tretë pasi u asistua nga Benzema.

    Me këtë fitore, Real Madridi shkon në kuotën e 60 pikëve në vendin e dytë, tri më pak se Atletico dhe një më shumë se Barcelona, ekipe të cilat ende nuk kanë luajtur ndeshjet e tyre këtë xhiro.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!