Kohëve të fundit është shtuar dhuna në futbollin kosovar, jo dhuna në tifozëri, por dhuna në gjyqtarët që drejtojnë ndeshjet e Superligës.
Rasti i fundit ishte në gjyqtarin që drejtonte sfidën Gjilani – Llapi, ndeshje kjo e cila u fitua nga vendasit e që për shkak të disa vendimeve të dyshimta, mysafirët shfaqën pakënaqësitë në refer, shkruan Reporteri.net
E sot, kur po zhvillohej sfida Drenica – Feronikeli, gjyqtari i ndeshjes nuk e ndau drejtësinë si duhet në një rast.
Futbollisti i Feronikelit, Kastriot Rexha e qëlloi me ‘këpucë’ mbrojtësin Princ Balde, por gjyqtari Kreshnik Vula vendosi ta falë sulmuesin e ‘Niklit’.
Gjeste të tilla në futbollin evropian janë të pafalshme, madje ato ndëshkohen menjëherë me karton të kuq dhe futbollisti mund të qëndrojë jashtë fushave të blerta deri në 7 ndeshje.
Dhuna nuk tolerohet asnjëherë, por kur gjyqtari kryesor duhet të kapet për gjepi, atëherë ai duhet të kapet e jo të bëjë tolerime që nxisin dhunë./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.