×
  • Sport
  • Sport

    Referim skandaloz në ndeshjen Milan – Atletico Madrid, UEFA pezullon gjyqtarin

    Reporteri
    30 Shtator 2021 | 14:19

    Një nga top ndeshjet e xhiros së dytë në Ligën e Kampionëve, ishte ndërmjet AC Milanit dhe Atletico Madridit.


    “Los Rijoblancos” triumfuan në fund me përmbysje nga 1 – 0 në 1 – 2.

    Por, ndoshta më fajtori për këtë rezultat ishte Cuneyt Çakir, që bëri disa vendime skandaloze.

    Së pari, e largoi Kessien direkt me të kuq, duke i lënë “Rossonerët” me 10 lojtarë në fushë.

    Ndërsa, në fundin e takimit, akordoi penallti për Atleticon pa shikuar VAR-in, me anë të cilës skuadra spanjolle i arkëtoi pikët e plota.

    Milan dërgoi ankesë zyrtare në UEFA dhe kjo ka ndikuar që shtëpia më e madhe e futbollit ta pezullojë.

    Sipas “Gazzetta dello Sport”, arbitri është suspenduar për një kohë të gjatë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!