Federata Ballkanike e Atletikës ka reflektuar lidhur me prezantimin e Kosovës në Ballkanikun U20 në palestër që të shtunën mbahet në Beograd.
Fillimisht te garuesit e Kosovës ishte vendosur shkurtesa e Federatës Atletike të Kosovës, FAK. Por pas reagimit të Federatës kosovare, Federata Ballkanike ka ndryshuar shkurtesën FAK me atë të shtetit të Kosovës, KOS.
Madje është vendosur edhe flamuri i Kosovës te shkurtesa KOS.
Edhe atletët e shteteve tjera janë prezantuar me shkurtesën e vendit prej nga vijnë.
Nga Federata Ballkanike kanë thënëmë herët se ky ishte një gabim teknik i komitetit organizativ lokal dhe se do të përmirësohej.
Atletët pritet të bëhen sportistët e parë nga Kosova që garojnë në një ngjarje ndërkombëtare në territorin e Serbisë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.