×
  • Sport
  • Sport

    Refuzoi të paraqitej ndaj Kosovës, Serbia merr vendim për trajnerin kontravers

    Reporteri
    29 Qershor 2019 | 17:45

    Ljubisa Tumbakoviç, ish-trajneri i Malit të Zi, u bë temë diskutimi para dhe pas ndeshjes së kësaj Kombëtareje ndaj Kosovës.


    Trajneri serb dhe dy futbollistë me nacionalitet poashtu serb, kishin refuzuar të paraqiteshin ndaj Kombëtares së Kosovës, shkruan Reporteri.net

    Pas këtij vendimi, Kombëtarja e Malit të Zi kishte vendosur ta shkarkonte nga pozita e trajnerit, por ka qenë reagimi i madh i mediave serbe që i kanë siguruar përsëri një punë atij.

    Duke parë presionin e madh, Serbia pritet ta emërojë atë si trajner të Kombëtares në mbledhjen e ardhshme të Bordit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit.

    Duket se vendimi i tij për të mos u paraqitur ndaj Kosovës, iu ka shpërblyer atij me një punë të re.

    Kombëtarja serbe gjendet në pozitën e tretë në grupin B për kualifikimet për Euro 2020. Ajo ka grumbulluar 4 pikë, 6 më pak se Ukraina në pozitën e parë./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!