×
  • Sport
  • Sport

    “Rekordmeni” i futbollit kosovar, Nuhiu afër këtij rekordi

    Reporteri
    25 Prill 2022 | 11:52

    Menaxheri i skuadrës së Dritës është shumë afër për të thyer një rekord në Superligën e Kosovës, shkruan Reporteri.net. 

    Që kur është zyrtarizuar si trajner i Dritës, Ardian Nuhiu këtë skuadër e ka kualifikuar dy herë me radhë në garat ndërmkombëtare.

    Anipse këtë vit skuadra nga Gjilani ka mbetur jashtë garës për titullin kampion të Superligës së Kosovës, ata e kanë afër kualifikimin në garat evropiane.

    Kësisoj, skuadrës së Dritës i nevojiten vetëm edhe tre pikë për t’u kualifikuar në garat evropiane për klube.

    E, këtë nuk e ka bërë asnjë trajner në Kosovë, ku me një skuadër të Superligës së Kosovës është vetëm Nuhiu është afër të kualifikohet në tre edicione radhazi, në këto gara evropiane, i cili do të ishte një rekord i jashtëzakonshëm.

    Veç kësaj, Drita do të ndeshet në fund të muajit maj me Llapin, në kuadër të Kupës së Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!