Kombëtarja e Kosovës në futboll në rënie të lirë. Pas tri barazimeve dëshpëruese, “Dardanët” mbrëmë regjistruan edhe humbjen zhgënjyese.
Të përzgjedhurit e Alain Giresse pësuan humbje nga një ekip si Bjellorusia, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Szusza Ferenc” përfundoi me rezultatin 2:1.
Pas kësaj humbje, Kosova ka humbur edhe pozitën e katërt në grup dhe tani është e parafundit.
“Dardanët” edhe pas barazimit me Rumaninë të premten e kaluar, regjistruan rënie nga pozita e tretë në të katërt.
Kosova, që ka grumbulluar vetëm tri pikë nga katër ndeshje, ndodhet në pozitën e pestë – ka pesë pikë më pak se pozita e dytë dhe shtatë më pak se pozita e parë.
Për Kombëtaren e Kosovës tani thuajse janë shuar tërësisht gjasat për njërën prej këtyre pozitave dhe kualifikimin në Evropian.
Renditja në Grupin I:
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.