Reus mund të mungojë të martën mbrëma kundër Interit.
Ashtu si në “San Siro” në xhiron e tretë të fazës së grupeve në Champions League, Marco Reus mund të mungojë kundër Interit edhe të martën mbrëma në ndeshjen që do të zhvillohet në “Signal Iduna Park”.
Lucien Favre, trajneri i Borusssi Dortmund, nuk ka treguar nëse sulmuesi gjerman është i gatshëm për Interin e Antonio Contes.
“Deri më tani nuk mund të them asgjë nëse Marco Reus mund të luajë apo jo, ne duhet të presim për stërvitjen sot dhe nesër”, deklaroi ai në konferencë për media.
Interi e fitoi ndeshjen e parë mes tyre 2-0 në ‘San Siro’ për të shkuar në katër pikë, aq sa Dortmundi dhe gjithçka do të vendoset të martën, se cila do të ketë më shumë gjasa për t’u kualifikuar në rundin tjetër të Champions League.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.