Borussia e Dortmundit në festë për kapitenin e saj.
Marco Reus është rikthyer në stërvitje pas plot 4 muajsh dhe mund t’i japë ndihmën e tij skuadrës verdhezi në 4 sfidat e fundit të Bundesligas.
Gjermani pësoi një dëmtim në muajin shkurt dhe pas rikthimit të Bundesligës (ndaloi për shkak të pandemisë Koronavirus) mungoi katër ndeshje. Reus ishte një mungesë e madhe edhe në klasiken e Gjermanisë kundër Bayern Munchen.
Mungesa e kapitenit u ndje, pasi bavarezët triumfuan 0-1 në Signal Iduna Park, falë një goli nga Kimmich në fundin e pjesës së parë.
Në vitet e fundit karriera e Reus është cënuar shumë nga dëmtimet e shpeshta që e kanë lënë jashtë edhe nga disa kompeticione madhore me përfaqësuesen gjermane.
Në këtë sezon të Bundesligas, kapiteni është aktivizuar në 19 takime me Dortmundin teksa ka realizuar dhe 11 gola.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.