Tashmë është zyrtare. Franck Ribery është një futbollist i Fiorentinës.
Ylli francez ka rënë dakord për të nënshkruar me një prej skuadrave më me histori në Seria A për dy vitet e ardhshme, me opsion për të rinovuar edhe për një tjetër sezon.
36 vjeçari ka udhëtuar ditën e sotme drejt aeroportit të Firencës, ku është pritur nga drejtues të klubit Vjolë dhe tifozë të saj. Nga kjo marrëveshje, Ribery do të përfitojë rreth 9 milionë euro, një prej të cilëve në formë bonusesh.
Ribery kaloi 12 vite te Bayern Munich, prej të cilëve u largua në fundin e sezonit të shkuar. Në fjalët e tij të parë për faqen zyrtare të klubit, francezi u shpreh se ka firmosur pasi e ka bindur projekti i klubit, po ashtu edhe ish-sulmuesi, Luca Toni.
“Jam i lumtur, shumë i lumtur. Unë jam këtu me familjen, bëjmë gjithçka së bashku. Unë kam biseduar tashmë me drejtuesit e Fiorentinës. Kam folur edhe me Luca Tonin. Ai më tha që Fiorentina është një klub i shkëlqyeshëm sa edhe vetë qyteti. Jam i lumtur. Më pëlqen edhe gjuha italiane”, tha shkurtimisht Ribery.
Në aeroport, Ribery u prit nga legjenda e klubit, Giancarlo Antognoni dhe Dario Dainelli.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.