×
  • Sport
  • Sport

    Rikthehet Marc Marquez, marrin fund 9 muaj me vuajtje

    Reporteri
    10 Prill 2021 | 12:48

    Marc Marquez është gati të rikthehet në pistë. 6 herë kampioni i botës në MotoGP, dëmtoi krahun e djathtë në garën e parë të sezonit të kaluar, duke humbur gjithë sezonin.


    Tre operacione kreu piloti i Hondas, i cili ka marrë ditën e djeshme lajmin e mirë.

    Rikuperimi ka shkuar mirë, diçka që është konfirmuar në kontrollin e fundit me mjekët.

    Këta të fundit i kanë dhënë dritën jeshile për t’u rikthyer për garën e 18 prillit në Portimao.

    28-vjeçari ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale, aty ku shfaqet më i lumtur se kurrë.

    “JAM SHUMË I LUMTUR. Dje bërë një vizitë dhe mjekët më dhanë leje për t’u rikthyer në pistë. Kanë qenë 9 muaj të vështirë, me shumë momente pasigurie dhe ulje-ngritje. Tani mund të shijoj sërish pasioni tim. Shihemi javën tjetër në Portimao“, shkruan kampioni iberik i garave të shpejtësisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!