×
  • Sport
  • Sport

    Rikthehet në aksion Superliga e Kosovës, këto ndeshjen luhen sot

    Reporteri
    23 Tetor 2021 | 8:43

    Sot nis xhiroja e 11-të në elitën e futbollit kosovar.

    Tri ndeshje tejet interesante do të luhen sot në kuadër të xhiros së 11-të në Superligën e Kosovës në futboll, shkruan lajmi.net.

    Gjilani e pret në shtëpi Feronikelin, në një duel ku gjilanasit llogariten favorit shkaku i formës më së mirë në ndeshjet e fundit, ndërsa ‘Nikli’ kërkon të këndellet.

    Duel tjetër interesant është ai mes Llapit dhe Dritës, ‘llapjanët’ janë në një formë tejet të mirë pasi kanë tri fitore radhazi, dhe pritet një ndeshje e luftuar pasi të dyja skuadrat kërkojnë tre pikët.

    Malisheva e pret në shtëpi Ulpianën, të dyja skuadrat nuk njohin fitore në pesë duelet e fundit dhe do të synojnë këndelljen.

    Pas 10 ndeshjeve të para lider në tabel është Ballkani me 18 pikë e i ndjekur nga Drenica e Gjilani që kanë nga 17 sosh.

    Të gjitha këto ndeshje luhen nga ora 13:00.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!