×
  • Sport
  • Sport

    Rikthehet në fushat e gjelbra ylli kosovar, të cilit iu ishte ndaluar futbolli për arsye shëndetësore

    Reporteri
    31 Tetor 2019 | 19:45

    Edicionin e fundit ishte dalluar për lojën e ti fantastike në mesfushë, por Ilir Krasniqi nuk kishte mundur ta përfundonte atë edicion deri në fund.


    Talenti nga Fushë Kosova, njëkohësisht edhe anëtar i grupmoshave të Kosovës, i ishte ndalë përkohësisht futbolli, pas disa shqetësimeve shëndetësore.

    Tashmë, 18 vjeçari, i është rikthyer përsëri futbollit dhe ka filluar stërvitjet e rregullta te skuadra e Fushë Kosovës.

    “Unë nuk e lashë futbollin, por arsyet e kësaj shkëputje disa mujore ishin disa shkaqe shëndetësore që ma pamundësuan ta bëjë atë që unë e dua më së shumti, pra të luajë futboll”, tha fillimisht Krasniqi për Gazeta Olle.

    “Gjatë kësaj periudhe nuk kam zhvilluar ndonjë trajnim special, thjeshtë jam marrë me disa ushtrime të lehta pasi asesi nuk kam mundur të dalë në fushë të gjelbërt pasi e kisha të ndaluar”, shtoi Krasniqi.

    Krasniqi sa ishte pjesë e Kosovës U-17.

    Tutje, futbollisti nga qyteza e Fushë Kosovës tha se tashmë po ndihet mirë dhe shpreson të rikthehet në formën që ishte.

    “Tashmë po ndihmë më mirë se asnjëherë më parë, shpresojë që të kthehem sa më shpejt në formën time më të mirë siç kam qenë edicionin e kaluar, dhe po shpresojë të kem një sezon të mbarë këtë vit”.

    I pyetur lidhur me ndonjë ftesë tashmë për rikthim në kombëtaren e Kosovës, Krasniqi tha se primare për të është rikthimi në formë dhe më pas të shpreson në ndonjë ftesë nga përzgjedhësit e Kosovës.

    Ndryshe, Krasniqi edicionin e kaluar ishte cak i shumë skuadrave të Superligës por që problemet e lartë cekura i pamundësuan ta bëjë hap edhe më të madh në karrierën e tij.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!