×
  • Sport
  • Sport

    Rikthehet Superliga e Kosovës, dy ndeshje interesante zhvillohen sot

    Reporteri
    15 Tetor 2021 | 11:51

    Pas pushimit për ndeshjet kombëtare, Superliga e Kosovës rikthehet në aksion.

    Sot do të zhvillohet java e 9-të dhe në program janë dy ndeshje nga ora 13:00, transmeton Reporteri.net.

    Drenica do të jetë nikoqire e Feronikelit. Klubi nga Skenderaj është duke kaluar në një formë të mirë këtë sezon dhe gjendet në pozitën e 2-të me 14 pikë pas 8 ndeshjeve.

    Në anën tjetër, Feronikeli nuk po kalon në formën më të mirë. Klubi nga Drenasi ka 10 pikë pas 8 ndeshjeve dhe është në pozitën e 7-të.

    Ndeshja tjetër sot është ajo mes Ulpianës dhe Dritës.

    Ekipi nga Lipjani më në fund këtë sezon mund të luaj ndeshjet si vendas në stadiumin e tyre “Sami Kelmendi”. Ulpiana është në pozitën e 9-të me 6 pikë pas 8 ndeshjeve.

    Në anën tjetër Drita gjendet në vendin e 5-të me 12 pikë. Por, në 3 ndeshjet e fundit ata kanë 2 humbje dhe një barazim./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!