Valon Berisha është rikthyer në Lazio dhe tashmë ai ka treguar se është gati për sfidat e radhës.
Ai luajti sot për 45 minuta për Lazion dhe kjo paraqitje i ka dhënë frymëzim atij që gradualisht të kthehet në formën e tij më të mirë.
“45 minuta të mira sot, i lumtur dhe i bekuar për kthimin tim në fushë dhe i kënaqur me punën që bëra”, ka shkruar ai.
Derisa ai ka shkruar edhe fraza të tjera si “beso në vetvete”, “asgjë nuk është e pamundur”.
Valon Berisha ka vuajtur vazhdimisht prej lëndimeve sezonin e kaluar, derisa 4-6 muajt e fundit i kaloi në një proces rehabilitimi.
Ai tashmë pritet të jetë i gatshëm dhe do të jetë një aset i vlefshëm për Kosovën në ndeshjet e muajit shtator, kundër Republikës Çeke në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë dhe kundër Anglisë në Southampton.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.