×
  • Sport
  • Sport

    Rikthimi i tifozëve anglezë në stadium, detajet e nevojshme

    Reporteri
    05 Maj 2021 | 7:24

    Një total prej 22,000 spektatorësh do të lejohen të shikojnë ndeshjen finale FA Cup më 15 maj.


    Chelsea dhe Leicester City janë skuadrat që do të luftojnë për titullin e FA Cup këtë edicion, raporton lajmi.net.

    Të dy skuadrat kanë marrë lajmin e madh se do të rikthehen tifozët në stadium, ku secila skuadër do të ketë nga 6,250 tifozë në stadium.

    9,000 bileta do të shpërndahen falas për banorët e zonës së Londrës, punëtorët kryesorë, mysafirët e stadiumit si dhe aksionarët e FA.

    Të gjithë spektatorët që marrin pjesë në lojë duhet të prodhojnë prova që kanë kaluar ose nuk e kanë virusin.

    Tifozët e pranishëm gjithashtu duhet të mbajnë maska në fytyrë gjatë gjithë kohës, të mbajnë distancën shoqërore dhe të jenë 16 vjeç e lart për të parë ndeshjen drejtpërdrejt.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!