Ylli i Interit, Achraf Hakimi ka folur për “Onda Cera” lidhur me klubin italian dhe mundësinë e rikthimit të Real Madridit.
Maroku ka shkëlqyer këtë edicion duke i ndihmuar Interit të fitojnë Seria A për edicionin 2020/21, që ishte titulli i parë pas plotë 11 viteve, përcjellë lajmi.net.
Inter, 11 vite pa fituar ligën: “Kanë bërë projekt të mirë dhe jam i lumtur që do jem në gjendje të bëjë historinë në një klub të madh si Inter”.
Shtatë gola dhe shtatë asistime: “Jam shumë i lumtur të ndihmoi skuadrën në mbrojtje. Është e vërtetë që jam lojtar më shumë ofensivë, por dua të falënderoj Conten që me ka ndihmuar në anën defensivë dhe vetëm pak njerëz mund ta shohin dhe besoj që duke luajtur me pesë mbrojtës nuk jam keq dhe këtë mund ta shohin duke shikuar ndeshjet e mia, unë jam përmirësuar shumë”.
A do ishte mirë për Zidanen ta kishte atë në “Stamford Bridge”: “Por, a nuk është Odriozola aty? Epo atëherë, ai duhet të veprojë nesër”.
E ardhmja e mundshme te Real Madrid: “Ka disa gabime, por siç kam thënë për El Chiringuito, Madrid kishte mundësinë me mua gjatë verës dhe për disa shkaqe nuk ndodhi, por të shohim çfarë do ndodh në të ardhmen. Askush nuk e di, çfarë mund të ndodh”.
Të luash në Bernabeu: “Janë stadiume të bukura dhe në maje është i riu”, përfundoi ai.
Përballja mes Chelseas dhe Realit nis në ora 21:00.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.