Rikthimi i Vincent Kompanys te klubi i fëmijërisë, Anderlecht, pas largimit nga Manchester City, nuk ka shkuar ashtu si do të dëshironte ai.
Pas katër xhiros të zhvilluar në ligë, klubi më i madh në Belgjikë ka arritur t’i arkëtoj vetëm dy pikë, e që është një start i dobët në sezonin 2019/20.
Ndeshja e fundit ishte edhe më e keqe për ta, pasi humbën 4-2 nga Kortrijk, derisa pikët e vetme erdhën nga barazimi pa gola ndaj Mouscron dhe Mechelen.
Mbrojtësi 33-vjeçar që është në pozitën lojtar-trajner te Anderlecht e ka fajësuar veten për katër golat e pranuar ndaj Kortrijk, mirëpo në video shihet se fajtor ishte për tri gola të pranuar.
Gjërat nuk po shkojnë në rrugën e duhur për Kompanyn, pasi Anderlecht do të përballet në xhirot e ardhshme me skuadrat si, Genk, Antwerp, Satandard Liege dhe Club Brugge.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.