×
  • Sport
  • Sport

    Rio Ferdinand tregon skuadrën favorite për ta fituar Ligën e Kampionëve

    Reporteri
    01 Tetor 2021 | 12:21

    Ish-futbollisti i Man Utd, Rio Ferdinand ka zbuluar ekipin favorit për të triumfuar në kompeticionin më të madh për klube.


    Rio Ferdinand për ‘BT Sport’ ka thënë se ai mendon që Bayneri është klubi favorit për k♪7të sezon në Ligën e Kampionëve, shkruan Reporteri.net

    “Bayerni ka skuadër fantastike me një formacion të pabesueshëm, gjithashtu rezervistët i ka të mirë, ata janë favorit të fitojnë Ligën e Kampionëve”.

    “Trajneri Julian Nagelsmann nuk është vetëm teknik mjeshtër, por edhe një zhvillues i talentëve”.

    “Leroy Sane është duke shkëlqyer, për mendimin tim ai është anësori më i mirë në botë së bashku me Mohamed Salah”, tha Ferdinand.

    Bayerni ka shënuar fitore bindëse në dy xhirotë e para të LK duke mposhtur fillimisht Barcelonën 0-3, e më pas Dynamo Kievin 5-0.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!