×
  • Sport
  • Sport

    Roberto Carlos nuk e ka ndërmend të plaket, kjo është lëvizja që e dëshmon klasin e tij

    Reporteri
    17 Qershor 2019 | 8:08

    Roberto Carlos u rikthye në fushën e lojës duke dhuruar një pasim të mrekullueshëm nga mbrapa gjatë një ndeshje bamirësie.


    46-vjeçari priti derisa topi të binte poshtë para se ta godiste nga mbrapa me këmbë për të pasuar te Robert Pires.

    Është e vështirë të përshkruhet me fjalë madhështia që dhuroi me atë pasim braziliani, të cilin mund ta shikoni më poshtë.

    Një ndeshje bamirësie u zhvilluar në ‘Stamford Bridge’ mes disa legjendave të Anglisë dhe pjesës tjetër të botës.

    Rezultati përfundimtar i takimit ishte 2-2, ndërsa në penallti triumfuan lojtarët nga pjesa tjetër e botës.

    E pranishme në stadiumin e Chelseat ishte edhe këngëtarja shqiptare Rita Ora.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!