×
  • Sport
  • Sport

    Roberto Carlos shpjegon sekretin e ‘golit të pamundur” nga goditja e lirë

    Reporteri
    03 Qershor 2020 | 11:05

    Askush nuk do të fliste për një miqësore Francë-Brazil, të luajtur 23 vjet më parë, nëse Roberto Carlos nuk do të kishte shënuar në gol kaq të bujshëm nga goditja e dënimit, duke mahnitur tifozët e futbollit dhe shkencëtarët.


    Nga më shumë se 40 metra, Carlos goditi topin me një fuqi shumë të madhe, duke e dërguar atë larg murit mbrojtës francez – përpara se të thyente ligjet e fizikës duke e tundur rrjetën në fund.

    Portieri i Francës, Fabian Barthez, as nuk lëvizi pas goditjes së paparashikuar, transmeton Telegrafi.

    Mbrojtësi brazilian tashmë e ka shpjeguar teknikën e goditjes së tij.

    “Unë gjithnjë goditja pjesën e ‘cipës’ së topit sepse kjo është pjesa më e vështirë e topit dhe ju merrni më shumë fuqi”, ka thënë fillimisht Carlos për FourFourTwo.

    Shikoni goditjen e dënimit të lirë dhe mund të shihni se si Carlos merr kohë deri sa gjen pjesën e përkryer për ta vendosur topin në vendin e përsosur.

    “Unë gjithmonë goditja topin nga e majta e tij në të djathtë, e cila e ndihmoi atë të bëjë një ndryshim të menjëhershëm të drejtimit”.

    “Gjithmonë do të kujtoj reklamat pas golit. Kisha për qëllim ta godisja vendin ku shkruante “La Poste””.

    “Djaloshi që mbledh topat po fshihej gjithashtu nga rruga e goditjes. Ai duhet të kishte më shumë besim tek unë!”, përfundoi braziliani.

    https://www.youtube.com/watch?v=3ECoR__tJNQ

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!