Robin Krasniqi mbajti një konferencë për media në Prishtinë pas suksesit që arriti fundjavën që shkoi ku u shpall kampion bote në kategorinë gjysmë të rëndë
Krasniqi e mposhti Dominic Boeselin me një nokaut brilant në rundin e tretë dhe kështu u shpall kampion bote, shkruan Reporteri.net
Në konferencën për media boksieri nga Juniku dha mbështetje për talentët e rinj dhe gjithashtu ftoi një djalosh për të bërë një foto me të.
“Nuk është lehtë për talentat tanë, sikur janë të izoluar dhe nuk kanë mundësi. Mundësia nuk vjen sot për nesër, duhet me pas durimin me vazhdu, është dëshirë shumë e madhe e jemja që talentët tanë të jenë të ardhmen kampion të botës. Unë jam i bindur që kanë me pas sukses kur t’i jepet mundësia,” ka thënë Krasniqi.
Më pas Robini ftoi një djalosh me emrin Altior, me të cilin shkruan vazhdimisht dhe të njëjtin e konsideron si kampionin e ardhshëm të Kosovës në boks.
“Një nga talentët çka unë e kam pa edhe e kom ndjek edhe më ndjek është Altiori. Altiori është gëzu shumë këtij suksesi gjithmonë më ka shkru. Ty të kemi kampion të ardhshëm të Kosovës,” iu drejtua Robini djaloshit, i cili u shfaq i emocionuar. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.