Robin Krasniqi është duke mbajtur konferencë për media në Prishtinë pas triumfit që arriti fundjavën që shkoi duke e mposhtur Dominic Boselin me nokaut në rundin e tretë
Boksieri nga Juniku ka deklaruar në Prishtinë se ai triumf ishte i përbashkët dhe ka falenderuar të gjithë shqiptarët për mbështetjen e dhënë, shkruan Reporteri.net
“Përshëndejte Kosovë, ju uroj dhe ju përgëzoj për fitore, është fitore e përbashkët,” ka thënë Krasniqi.
“Është krenaria më e madhe në jetën tem kur unë e kam nderu shtetin tim, kjo është ëndrar më e madhe në jetën teme. Unë falenderoj të gjithë ata që më kanë mbështetur,”.
Krasniqi tani është kampion bote në kategorinë gjysmë të rëndë ku mban rripat WBA dhe IBO. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.