Robin Haxhi Kraniqi fitoi meçin ndaj Mohammedit në ‘Fadil Vokrri’ të shtunën në mbrëmje, pasi Ajet Rrecaj si gjyqtar e diskualifikoi algjerianin pas tri vërejtjeve publike që ia dha.
Pas shumë kritikave që mori në rrjetet sociale, Krasniqi ka reaguar për herë të parë në rrjetin social, duke thënë se ka mbetur pa koment nga ngjarjet.
Më poshtë keni reagimin e Krasniqit në rrjetin e tij social, Facebook:
“Reagim nga Robin Krasniqi për “Ekspertët” e boksit të rrjeteve sociale si dhe për komentatorët e duelit:
Tani po bëhen gati 20 vite nga kur unë kam filluar me boks profesionist dhe të shtunën e 5 gushtit në mbrëmje, e zhvillova duelin e 60-të. Ndërkohë i kam fituar 2 tituj të botës, 2 tituj evropian dhe dhjetra tituj internacional, por dje dhe sot e kuptova nga rrjetet sociale se unë nuk po e kuptoja boksin fare, madje paskam ardhur në Kosovë për të më falur referi fitoren. Sipas ekspertëve të rrjeteve sociale, individëve të caktuar, që çdo gjë bëjnë për të krijuar klikime dhe sipas komentatorëve zyrtar që e kanë komentuar duelin tim të së shtunës, unë vërtet e paskam humbur duelin dhe fitoren ma paska dhuruar referi. Me këto dy grupet e para me të vërtet nuk do merem fare, sepse është shumë në rregull nëse e kanë një pikëpamje tjetër për shkak se nuk janë profesionist të fushës, por unë pasi e shikova duelin me komentim, kam metur pa koment dhe vërtetë secilin nga “ekspertët” e rrjeteve sociale, e kuptoj”, ka shkruar Robin Krasniqi.