Kampionit të peshave të mesme në boks, Robin Haxhi Krasniqit i është dhuruar sot çmimi “Nderi i Junikut”, pas suksesit të tij të fundit.
Krasniqi arriti të shpallej kampion bote në kategorinë e mesme, duke fituar titujt WBA dhe IBO kundër boksierit gjerman, Bosel.
E sot, Komuna e Junikut e ka ndëruar kampionin tonë me çmimin “Nderi i Juniku”.
“Kampioni Haxhi Krasniqi në vendlindje!Komuna e Junikut, djaloshin e buzëqeshur përherë, birin e vet, bashkëqytetarin e dashur, Kampionin e botës në kategorinē WBA dhe IBO, Haxhi – Robin Krasniqi për suksesin e jashtëzakonshëm në boksin profesional botëror dhe vlera të veçanta në rrafshin kombëtar dhe ndërkombëtar, nderon me meritën, ” Nderi i Junikut” .
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.