×
  • Sport
  • Sport

    Roger Federer në rundin e tretë të US Open

    Reporteri
    29 Gusht 2019 | 8:24

    Roger Federer ka kaluar në rundin e tretë të grand slamit të fundit për këtë vit, US Open, pasi e mposhti tenistin boshnjak Damir Dzumhur në katër sete 3:6, 6:3, 6:3, 6:4.


    Numri tre i botës i bëri 17 gabime të pa sforcuara që i kushtuan me humbjen e setit të parë, transmeton Gazeta Express.

    Por zvicerani, pesë herë kampion në Amerikë, e dominoi në pjesën e mbetur të meçit për ta mposhtur numrin 99 të botës.

    Pas kësaj fitore, 38-vjeçari do të përballet me Dan Evans të Britanisë së Madhe apo Lucas Pouille të Francës në Flushing Meadows në rundin e tretë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!