Tre mundësit tanë, Egzon Shala, Edon Shala dhe Alban Sopa, do të përfaqësojnë Kosovën në Kampionatin Evropian “Romë 2020”, që prej nesër deri më 16 shkurt mbahet në Romë të Italisë.
Egzoni garon në kategorinë -125 kilogramë, Edoni (bursist Olimpik i KOK-ut) në -92 kg, ndërsa Albani në -70 kg. Edoni dhe Egzoni prej disa ditësh ndodhen në kampin përgatitor në Romë.
Evropiani vlen edhe për kualifikim në Lojërat Olimpike Tokyo 2020, ndërsa normën mund ta fitojnë vetëm dy vendet e para nëpër kategori.
Mundësia tjetër për mundësit tanë që të kualifikohen në Tokio 2020 është turneu kualifikues që mbahet prej 19-22 mars 2020 në Budapest të Hungarisë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.