×
  • Sport
  • Sport

    Roma në bisedime për transferimin e Zeki Celik për 15 milionë euro

    Reporteri
    05 Janar 2021 | 14:26

    Roma i ka nisur bisedimet me Lille për transferimin e Zeki Celik – raporton Sky Sport Italia.


    23-vjeçari ka kontratë me klubin francez deri në vitin 2023, ndërsa këtë edicion i ka regjistruar 15 paraqitje në të gjitha garat.

    Giallorossët duan ta transferojnë mbrojtësin e djathtë gjatë këtij muaji, ndërsa Lille kërkon 15 milionë euro për shërbimet e tij.

    Menaxheri i ri gjeneral i Romës, Tiago Pinto, ka arritur në Trigoria për të diskutuar lidhur me strategjitë për transferim në afatin kalimtar dimëror.

    Futbollisti turk, pos në nivel klubi, e përfaqëson edhe kombëtaren, me të cilën ka regjistruar 18 paraqitje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!