Miliarderi rus, njëherësh pronar i klubit anglez, Chelsea është ftuar nga Kievi për të ndihmuar në gjetjen e paqes me rusët.
Pronari i Chelseat, Roman Abramovich po qëndron në Bjellorusi për të asistuar në bisedimet në mes të Ukrainës dhe Rusisë.
Miliarderi rus ka marrë kërkesë nga Kievi për të ndihmuar në zhvillimin e bisedimeve me Rusinë.
Palët pritet të ulen sot në tryezë në tentim për t’i dhënë fund luftës, e cila nisi javën e kaluar, njofton “Jerusalem Post”.
Abramovich nuk ka hezituar të ndihmojë në këtë drejtim dhe ka përfunduar në Bjellorusi, ku pritet të zhvillohen bisedime, shkruan Express”.
Delegacionet nga Rusia dhe nga Ukraina kanë arritur në kufirin me Bjellorusinë, në qytetin Gomel, ndërsa do të tentojnë ta gjejnë rrugën për t’ju dhënë fund luftimeve në Ukrainë.
Abramovich ka lidhje të ngushta me komunitetin hebre në Ukrainë dhe në Rusi.
Krahas pasaportës ruse, ai ka edhe nënshtetësi izraelite.
“Ne e vlerësojmë çdokënd që ndihmon. Nëse ai e ka këtë influencë, pse jo”, ka thënë ambasadori ukrainas në Izrael, Yevgen Kornichuk.
Abramovich, pronar i klubit anglez të futbollit – Chelsea, ka qenë “në zjarr” në Londër këto ditë për shkak të marrëdhënieve të tij të mira me presidentin rus, Vladimir Putin.
Atij madje ju ndalua hyrja dhe jetesa në Britaninë e Madhe, ndërsa së fundmi u tha se ai do të heq dorë nga pronësia e klubit të Premierligës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.