×
  • Sport
  • Sport

    Romano: Kane dëshiron të largohet, City ka interesim serioz

    Reporteri
    19 Maj 2021 | 12:26

    Eksperti i merkatos, Fabrizio Romano ka konfirmuar se sulmuesi Harry Kane ka dëshirë të largohet nga Tottenham.


    Anglezi është lodhur duke qëndruar te Spurs, me të cilët assesi s’është duke ia dal të fitojë trofe, transmeton lajmi.net.

    Romano ka bërë të ditur se anglezi ka dëshirë për t’u larguar, por ende nuk ka bërë ndonjë kërkesë për largim, ngase shpreson që të gjendet zgjidhja.

    Tottenham nuk ka vëmendje për ta shitur Kane, ky i fundit do ta refuzonte kontratën e re.

    Romano gjithashtu shtoi se Manchester City ka interesim serioz për anglezin dhe planifikojnë të hapin bisedimet.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!