×
  • Sport
  • Sport

    Romelu Lukaku i dërgoi një mesazh të fuqishëm mbrëmë Zlatan Ibrahimovicit

    Reporteri
    10 Shkurt 2020 | 11:03

    Tifozët mendojnë se postimi i fundit i Romelu Lukakut në “Twitter’, pas ndeshjes së mbrëmshme me Milanin, thuhet ta ketë pasur cak ish-shokun e skuadrës së Manchester United, Zlatan Ibrahimovic.


    Interi i Lukakus e mposhti Milanin e Ibrahimovicit në 4-2 në derbin e mbrëmshëm në Milano me belgin që shënoi golin e katërt, përcjellë Reporteri.net.

    Ai përmes një postimi në “Twitter” e tregoi se kush është mbreti në “San Siro”: “Ka një mbret të ri në qytet”, shkroi Lukaku.

    Zlatan e ka cilësuar veten si “Mbreti i Milanit” në të kaluarën pas magjisë së tij të parë të suksesshme në vitet, 2010 – 2012 dhe si duket kjo është një përgjigje direkt për të./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!