Pas pesë muajve që kaluan në burg, Ronaldinho Gaucho dhe vëllai i tij janë shumë afër të lirohen nga autoritetet të Paraguait.
Gjykatësi përgjegjës për rastin, Gustavo Amarilla ka vendosur që më 24 gusht të mbahet një seancë për rastin e legjendës braziliane që ishte futur në shtetin paraguaian me pasaportë false.
Në atë seancë dëgjimore, mund të merret vendimi që Ronaldinho të lirohet nga burgu, mirëpo duhet të paguajë një gjobë të majme.
Dyshja kanë kaluar 157 ditë në burg, derisa ishin larguar më pas në arrest shtëpiak, në një hotel në Paraguai, me kontroll të rreptë nga policia vendore.
Autoritetet në Paraguai i kanë bërë me dije se ai do të jetë i padëshiruar në vend dhe nuk do i lejohet largimi nga Brazili për dy vite.
Nëse Ronaldinho pajtohet që të paguajë gjobën që i caktohet nga gjykata, atëherë do të jetë i lirë që të rikthehet në vendlindjen e tij.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.