Përkundër që nuk ka mundësi të largohet nga Brazili, Ronaldinho së fundi u emërua ambasadori i ri i turizmit në Brazil.
39-vjeçarit, i cili e fitoi Kupën e Botës 2002 me Kombëtaren e Brazilit, iu konfiskua pasaporta në maj të këtij viti, pasi që ai nuk arriti ta paguajë një gjobë që i ishte shqiptuar shkaku i dëmtimit të ambientit, transmeton Gazeta Express.
Ronaldinho dhe vëllai i tij u dënuar pasi që e ndërtuan ilegalisht një vend peshkimi në liqenin Guaiba në vitin 2015, pa marrë licencë adekuate për ndërtim në atë zonë.
Për shkak të kësaj akuze, dyshja u dënua me 8.5 milionë funte në nëntor të vitit 2018 dhe, pasi që kjo gjobë nuk u pagua, Gjykata Superiore e Drejtësisë në Brazil vendosi të mos e lejojë Ronaldinhon të largohet nga vendi.
I izoluar në vendlindjen e tij, ish-ylli i Barcelonës dhe Milanit është duke e shfrytëzuar këtë kohë për ta promovuar turizmin në Brazil.
“Turizmi është shumë i rëndësishëm për krijimin e vendeve të reja të punës dhe për ta rifituar imazhin tonë ndërkombëtar”, u shpreh Ronaldinho, pasi që u bë e ditur se i është besuar ky rol, të enjten.
Fituesi i Topit të Artë në vitin 2005 e mori vullnetarisht këtë rol nga Instituti Brazilian i Turizmit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.