×
  • Sport
  • Sport

    Ronaldo as që don ta mendojë pensionimin nga futbolli ndërkombëtar

    Reporteri
    23 Tetor 2021 | 9:28

    Cristiano Ronaldo nuk ka ndërmend të tërhiqet nga skena ndërkombëtare dhe beson se ai ende mund të fitojë trofe në “Old Trafford”.

    Sulmuesi po i afrohet ditëlindjes së 37-të, por edhe me kalimin e viteve, ai thotë se nuk ka ndërmend të tërhiqet detyra ndërkombëtare me Portugalinë, shkruan Goal, përcjell Klankosova.tv.

    “Pse? Mendoj se nuk është ende koha ime”, tha Ronaldo kur u pyet nëse ai po mendonte të pensionohej nga përfaqësimi i ngjyrave të flamurit.

    “Është diçka tjetër kur ndjej se nuk jam i aftë të vrapoj, të dribloj, të gjuaj, nëse fuqia është zhdukur… por unë ende i kam ato gjëra kështu që unë dua të vazhdoj sepse jam ende i motivuar. Dua ta vendos nivelin edhe më lart”, u shpreh golashënuesi më i mirë ndërkombëtar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!