Gonzalo Higuain është rikthyer në stërvitje me klubin e Juventusit, pas huazimit jo shumë të suksesshëm në Chelsea.
Ai po refuzon të largohet nga Juve, ndërsa synon të jetë pjesë e planeve të Maurizio Sarrit, shkruan Reporteri.net
Së fundmi në një video që po qarkullon nëpër gazetat italiane, Higuain dhe Ronaldo kanë bërë sprinte gjatë stërvitjeve.
Normalisht, ashtu edhe siç pritej, Ronaldo dukej dukshëm më i shpejtë sesa argjentinasi.
Ronaldo vazhdon të mbetet futbollisti më i shpejtë për moshën që e ka, pasi është duke shkuar në të vitet e 35-ta.
Portugezi synon që ta fitojë Ligën e Kampionëve me Juventusin, çka do të ishte hera e 3-të për Juven dhe e 6-ta për Ronaldon./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.