×
  • Sport
  • Sport

    Ronaldo dhuron spektakël në debutim te Al Nassr, shikoni si turpëron mbrojtësin

    Reporteri
    22 Janar 2023 | 22:23

    Cristiano Ronaldo debutoi zyrtarisht te Al Nassr në Superligën e Arabisë, teksa ekipi i tij u përball me Al Etifaq në duelin e vlefshëm për javën e 14-t, duke triumfuar me rezultatin minimal 1-0.

    Edhe pse nuk ishte protagonist me gol apo asist, 37-vjeçari tregoi vlerat e tij. Teksa ishte në zonën kundërshtare dhe kishte një lojtar përballë, pesë herë fituesi i Topit të Artë e shmangu me një veprim të bukur teknik.

    Duke menduar se Ronaldo do të pasonte, lojtari kundërshtar u rrëzua, por portugezi i kaloi nga krahu i majtë dhe më pas tentoi të pasonte në zonë.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!