×
  • Sport
  • Sport

    Ronaldo e befason Rossin në ditën e pensionimit të tij

    Reporteri
    14 Nëntor 2021 | 18:17

    Legjenda e Brazilit Ronaldo Nazario ia bëri një befasi legjendës së MotoGP, Valentino Rossi, në garën e tij të fundit në sportin me motoçikletë, duke ia dhuruar dhe një fanellë të veçantë të Interit.

    Rossi është vozitësi më i mirë në historinë e MotoGP pa kurrfarë dyshimi dhe ai i dha fund sot karrierës duke e zënë vendin e 10-të në garën e Valencias, raporton Express.

    Miqtë dhe kolegët e tij e njoftuan Rossin, i cili është tifoz i flakët i Interit, se në kabinën e tij po e priste një befasi e këndshme.

    Ai shkoi aty dhe e gjeti Ronaldon, ish-sulmuesin e famshëm të Interit.

    Rossi dhe Ronaldo ishin takuar për herë të parë në vitin 1999 kur ky i fundit po luante për zikaltrit.

    Ronaldo ia dhuroi një fanellë Rossin në këtë rast.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!