×
  • Sport
  • Sport

    Ronaldo edhe për ditëlindjen nuk i harron stërvitjet, forma e tij është e pabesueshme

    Reporteri
    05 Shkurt 2020 | 14:15

    Që Cristiano Ronaldo është lojtari më i përgatitur në botë, këtë e dëshmon edhe një video nga stërvitjet e sotme me skuadrën e Juventusit.


    Pavarësisht se ai sot feston ditëlindjen e tij të 35’të, Ronaldo nuk ndalet për as edhe një çast të vetëm duke u stërvitur, shkruan Reporteri.net.

    Në një video që portugezi e ka publikuar në llogarinë tij zyrtare në “Instagram”, shihet duke vrapuar në stërvitje me klubin dhe duke bërë manovrime të ndryshme.

    Ai poshtë videos shkruan “Shumë urime për mua”.

    Kujtojmë se Ronaldo në sezonin 2019/20 ka zhvilluar 19 paraqitje dhe ka shënuar 19 gola  për Juven./Reporteri.net/

     

    View this post on Instagram

     

    Happy birthday to me!!????

    A post shared by Cristiano Ronaldo (@cristiano) on

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!