Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez janë cilësuar si një çift perfekt, nga ata që nuk u mungon asgjë.
Historia e tyre e dashurisë lindi shumë rastësisht, siç e ka shpjeguar vetë bukuroshja spanjolle për “Paris Match”.
“Ishte dashuri me shikim të parë. Ne u takuam për herë të parë në rrugë, në Madrid, kur unë po kthehesha në shtëpi, pa pasur guximin të flisnim me njëri-tjetrin. Disa kohë më vonë ai erdhi për të blerë në butikun luksoz, ku unë punoja si shitëse. Pastaj fati na mblodhi përsëri në një festë. Aty kemi folur për herë të parë.
Ishte një moment shumë i veçantë, megjithë botën përreth nesh, ne ndiheshim vetëm. Cristiano është një nga njerëzit më të mirë që njoh. Ai më mbron, ne kemi një lidhje të madhe. Dhe nuk mund ta mohoj atë që duket qartë: Cristiano është një bombë! Gjithçka rreth tij më tërheq”, deklaroi Georgina.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.