Kombëtarja e Portugalisë do të përballet me Maqedoninë e Veriut në kuadër të “Play-Off”, pasi kjo e fundit e mundi Italinë me rezultat përfundimtar 0-1 në Palermo të Italisë, transmeton Reporteri.net.
Në këtë ndeshje do të vendoset fati i Portugalisë në atë nëse do të mund të kalojë tutje për të siguruar pjesëmarrjen në Botëror i cili mbahet këtë vit në Katar.
E, në një konferencë për shtyp gazetarët e kanë pyetur sulmuesin argjentinas, Cristiano Ronaldo nëse ky do të jetë Botërori i fundit në rast se Portugalia, por pyetja nuk është mirëpritur aspak nga ylli portugez, i cili tha se do të jetë ai që do të vendosë për të ardhmen e tij, jo dikush tjetër.
“Shoh që shumë prej jush më bëjnë shpesh të njëjtën pyetje. Do të jem unë që do vendos të ardhmen, askush tjetër. Nëse do të kem dëshirë për të luajtur, do e bëj, nëse nuk do të kem dëshirë, nuk do luaj më dhe pikë”, tha ai.
Sfida me Maqedoninë? “Presioni ekziston gjithnjë, por jemi të gjithë të përgatitur. Ishte një surprizë, por nëse kanë arritur deri këtu është sepse e kanë merituar. Gjithsesi nuk mund të ketë një Botëror pa Portugalinë”, theksoi Ronaldo.
Vlen të përmendet se Ronaldo është shprehur disa herë se do të vazhdojë ende të jetë pjesë e fushës së blertë.