×
  • Sport
  • Sport

    Ronaldo i bindi lojtarët të besojnë tek Solskjaer edhe pas humbjes së thellë nga Liverpooli

    Reporteri
    27 Tetor 2021 | 16:19

    Skuadra e Man United ka pësuar humbje të thellë fundjavën e shkuar nga Liverpooli.

    “The Reds” ‘fundosën’ Man United me rezultatin final në 0:5, në një ndeshje që u zhvillua në “Old Trafford”, shkruan Reporteri.net

    Pas humbjes së lartë, disa lojtarët kanë pyetur nëse Solskjaer është njeriu i duhur që ta udhëheq skuadrën, ngase nuk iu pëlqeu ana taktike.

    Por, Manchester Evening News shkruan se Ronaldo provoi të bind skuadrën që të vazhdojnë t’i besojnë trajnerit të tyre.

    Raporti shton se Ronaldo nxiti disa lojtarë të vazhdojnë me mbështetje, pavarësisht mendimeve të tyre rreth anës taktike./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!